Aktualitet

FOTOT/ Aksidenti tragjik në Greqi, dalin pamje nga vendngjarja, të vdekurit nga 16 deri në 55 vjeç

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, të cilët ishin punëtorë sezonal dhe po shkonin në drejtim të Skydra, janë përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

19 Korrik 2023, 07:57 Nga I.A
FOTOT/ Aksidenti tragjik në Greqi, dalin pamje nga vendngjarja, të
Foto nga aksidenti

GREQI- Pesë të vdekur, mes tyre një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, është bilanci nga aksidenti i tmerrshëm trafiku i ndodhur pasditen e së mërkurës në unazën e Edessë në Greqi. Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, të cilët ishin punëtorë sezonal dhe po shkonin në drejtim të Skydra, janë përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Pas operacionit të zjarrfikësve, personat që kanë humbur jetë janë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

vdesin 5 shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll