Aktualitet

Nën hetim për shpërdorim detyre, arrestohen dy zyrtarë të IMT-së në Berat

Mësohet se në pranga ranë një 40-vjeçar me iniciale E.B, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv si dhe 50-vjeçari me iniciale A.D, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

19 Korrik 2023, 09:02 Nga I.A

Nën hetim për shpërdorim detyre, arrestohen dy zyrtarë

BERAT- Dy zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Berat janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Mësohet se në pranga ranë një 40-vjeçar me iniciale E.B, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv si dhe 50-vjeçari me iniciale A.D, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Këta dy persona dyshohet se kanë favorizuar subjekte dhe persona në kundërshtim me ligjin. 

Njoftimi i Policisë:

Ekzekutohen 2 masa sigurie “Arrest në burg”, të caktuara ndaj 2 shtetasve që ushtronin funksione publike, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas një hetimi 2-vjeçar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për goditjen e paligjshmërive që kryhen nga personat që ushtrojnë funksione publike, kanë bërë ekzekutimin e 2 masave sigurie “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ndaj shtetasve:

-E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që kryejnë funksione publike; -A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprime ose mosveprime, kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme

imt policia e beratit arrestohen dy zyrtare ne imt ne berat

Sondazh

Poll