Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen dy punonjës të IKMT-së në Tiranë

Personat me inicialet E.B. dhe A.D., të dy inspektorë të IKMT-së akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

18 Korrik 2023, 21:38 Nga A.B
Të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen dy
Policia

BERAT- Dy punonjës të IKMT-së janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit. Ata janë arrestuar në banesat e tyre në qytetin e Tiranës dhe janë sjellë në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, pas masës së sigurisë “arrest në burg” që është dhënë sot për ta në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat.

Personat me inicialet E.B. dhe A.D., të dy inspektorë të IKMT-së akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Dy punonjësit ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021. Sipas hetimeve, ata shkonin për kontrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr./Dosja.al

arrestohen punonjesit e ikmt-se

Sondazh

Poll