Aktualitet

Pesë shqiptarë të vdekur në Greqi/ PAMJET E RËNDA nga aksidenti, viktimat po ktheheshin nga puna

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme, në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë të Selanikut.

18 Korrik 2023, 21:44 Nga m.s
Pesë shqiptarë të vdekur në Greqi/ PAMJET E RËNDA nga
aksidenti ne Greqi

GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga aksidenti tragjik me 5 të vdekur. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme, në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë të Selanikut.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, për nxjerrjen e pasagjerëve nga makina, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar në spitalin e Edessë i plagosur, pa rrezik për jetën. Nga informacionet e deritanishme, personat që udhëtonin në mjet mësohet se janë shqiptarë, pasi nuk ka përfunduar ende identifikimi i të dhënave të tyre.

Ata mësohet se ishin të gjithë punëtorë sezonalë dhe po ktheheshin në zonën ku banonin. Mjeti në të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare. 

aksident ne greqi greqi

Sondazh

Poll