Aktualitet

Aksident rrugor në Tale të Lezhës, plagosen tre persona

Dy automjete në fshatin Tale në Lezhë kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me murin, ku për pasojë janë plagosur tre persona.

18 Korrik 2023, 20:59 Nga DOSJA
Aksident rrugor në Tale të Lezhës, plagosen tre persona
foto nga vendngjarja

LEZHË-Dy automjete në fshatin Tale në Lezhë kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me murin, ku për pasojë janë plagosur tre persona. 

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, sakaq po punohet për zbardhjen e rastit. 

Për banorët, ky aks rrugor është problematik. Marrë shkas nga ngjarjet e fundit në zonë, banorët kanë bërë kërkesë pranë komunës përkatëse, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

 

Sondazh

Poll