Sport

Kur Lionel Messi vjen në një klub, gjithçka ndryshon, deri në 100 mijë dollarë bileta për të parë debutimin!

Çmimi mesatar i biletës për ndeshjen ku do të debutojë Messi shkon deri në 450 euro , por bileta më e shtrenjtë që mund të gjendej në shitje, sipas mediave amerikane, kushtonte deri në 100 mijë euro!

19 Korrik 2023, 09:03 Nga DOSJA
Kur Lionel Messi vjen në një klub, gjithçka ndryshon, deri

SHBA - Inter Miami prezantoi përforcimin më të madh në histori, Lionel Messin dhe filloi menjëherë maninë për biletat për ndeshjet e skuadrës më të re të MLS. Klubi në pronësi të David Beckham ka bërë një lëvizje fantastike futbollistike, por edhe më të mirë marketingu, duke sjellë argjentinasin, gjë që reflektohet edhe në çmimet e biletave për ndeshjet e kësaj skuadre. 

Një nga skuadrat më të këqija në futbollin amerikan nuk mund të printojë mjaftueshëm bileta për ndeshjet tani, dhe pavarësisht stuhisë së madhe, tifozët erdhën në prezantimin e tij në një numër të madh. Ata qëndruan para stadiumit dhe duartrokitën, ndërsa tashmë mësohet se Messi do të debutojë të premten në ndeshjen e Kupës së Ligës, kompeticion në të cilin luajnë klube nga SHBA-ja dhe Meksika.

Çmimi mesatar i biletës për ndeshjen ku do të debutojë Messi shkon deri në 450 euro , por bileta më e shtrenjtë që mund të gjendej në shitje, sipas mediave amerikane, kushtonte deri në 100 mijë euro! Edhe nëse është për Mesian - është shumë! 

Nga ana tjetër, kur u largua nga Paris Saint-Germain , nuk pati shumë interes për lojën e futbollistit më të mirë ndonjëherë në Francë. Në ndeshjen e fundit kishte shumë tifozë, por siç raportoi reporteri ynë nga vendi i ngjarjes, argjentinasi nuk mori një largim tepër emocional. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll