Sport

Kundërshtarja e Shqipërisë në eliminatoret e europianit do të vijë në Tiranë pa tifozë, pas bojkotit të fundit?!

Ultrasit polakë e kanë pritur keq rritjen e çmimeve dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ultras Polska ’23, një nga grupimet që mbështet kombëtaren e Polonisë, ka bërë thirrje për bojkot masiv për sfidën e radhës.

18 Korrik 2023, 20:08 Nga DOSJA
Kundërshtarja e Shqipërisë në eliminatoret e europianit do

POLONI - Polonia është një nga kundërshtarët e kombëtares shqiptare në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Skuadra e Fernando Santos renditet në vendin e katërt, me vetëm 3 pikë të grumbulluara në po kaq ndeshje.

Kombëtarja polake luan në muajin shtator përballë Ishujve Faroe në shtëpi (7 shtator) dhe Shqipërisë në “Air Albania” (10 shtator). Ultrasit polakë e kanë pritur keq rritjen e çmimeve dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ultras Polska ’23, një nga grupimet që mbështet kombëtaren e Polonisë, ka bërë thirrje për bojkot masiv për sfidën e radhës.

Tifozët kanë kritikuar çmimet shumë të larta të biletave,organizimin e dobët të ndeshjeve të Kombëtares në shtëpi dhe kufizimet ndaj grupimeve ultras. “Në 2009, fushata ‘stadiumi bosh’ ishte e suksesshme. Prandaj do të përpiqemi të protestojmë kundër PZPN (Federata Polake e Futbollit)! Mundësia e parë serioze për t’u treguar atyre se e kanë mbushur kupën do të jetë ndeshja ndaj Ishujve Faroe (7 shtator).

Ju bëjmë apel gjithë tifozëve që ta bojkotojmë këtë ndeshje!!! Nëse dëshironi që brohoritjet e vërteta të kthehen në ndeshjet shtëpiake, atëherë nisni një apel të ngjashëm në rrjetet sociale!”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll