Sport

Bayern Munich prezanton në radhët e tij, ‘napoletanin’ Kim Min-Jae…

Nga sot koreani është zyrtarisht futbollist i bavarezëve

18 Korrik 2023, 18:04 Nga DOSJA

GJERMANI - Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit korean Kim Min-Jae nga Napoli. Mbrojtësi 26-vjeçar tashmë ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Bayernin, bën të ditur “Allianz Arena”.

Bavarezët zhbllokuan klauzolën e blerjes së lojtarit të kombëtares koreane, e cila ishte në vlerën 50 milionë euro. Sipas raportimeve, Kim Min-Jae do të veshë fanellën me numrin 3 në klubin e tij të ri.

Ditën e sotme, Kim Min-Jae u ka dhënë lamtumirën fansave të Napolit me një postim të përzemërt në llogarinë e saj në rrjetet sociale. Koreani falënderoi të gjithë në Napoli dhe tha se do ta kujtojë gjithmonë klubin.

Bayern Munich prezanton në radhët e tij, ‘napoletanin’ Kim

“Falë jush, Scudetto u bë i mundur 33 vjet pas Maradonës. Për klubin tim pasionant Napoli, zotin Spalletti, shokët e skuadrës dhe mbi të gjitha tifozët e Napolit, dua të shpreh mirënjohjen time. Pavarësisht se ku do të jem dhe ku do të luaj, gjithmonë do ta kujtoj Napolin dhe do t'ju mbështes. Faleminderit. Forza Napoli”,- ka shkruar Kim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll