Sport

Ultrasit e Interit ‘divorcohen’ me Lukakun: “Na tradhëtove të gjithëve, nuk je burrë i vërtetë”

Gjithçka mes sulmuesit belg dhe Interit ka marrë fund

18 Korrik 2023, 18:32 Nga DOSJA
Ultrasit e Interit ‘divorcohen’ me Lukakun: “Na

ITALI - Tifozët besnikë të Interit kanë dalë me një qëndrim zyrtar në të cilin kanë mbështetur drejtuesit në rastin e Romelu Lukakut. 

Të gjithë në Milano janë të zemëruar me belgun, i cili pretendoi se donte vetëm të kthehej te Inter dhe nuk po mendonte për një klub tjetër, por më pas u raportua se ai kishte qenë në bisedime me një nga rivalët më të mëdhenj të zikaltërve, Juventusin. Ky akt i Lukakut nuk do të falet dhe ai nuk është më i mirëpritur në “Giuseppe Meazza”.

“Nuk do ta shohim më kurrë Lukakun. Na tradhëtove të gjithëve. Ne të kemi mbrojtur gjithmonë në kohë të vështira dhe ti na ngule thikën. Iu shitët ofertuesit më të lartë, pasi puthe emblemën tonë. Nuk je burrë i vërtetë”,- ka shkruar tifozeria më e madhe e Interit – Curva Sud.

Tifozët e Interit e falën një herë Lukakun, pasi ai e ndërroi Interin me Chelsean, megjithëse edhe atëherë tifozët e zikaltërve ishin mjaft ekstremë në komentet e tyre për Lukakun. 

Pakënaqësia e tyre është e kuptueshme, megjithatë, pasi Interi iu afrua Lukakut, kur ai ishte në gjendjen më të keqe, e nxorri nga ajo vrimë dhe e ktheu përsëri në një sulmues të mirë dhe belgu u largua nga klubi në verë. 

Pasoi një tjetër periudhë e dobët për të në Premier League, pas së cilës ai u rikthye sërish te Interi, i cili përsëri besoi te Lukaku dhe e ndihmoi të ngrihej në këmbë. Megjithatë, belgu këtë herë nuk është solidarizuar me tifozët dhe klubin dhe ka nisur negociatat me Juventusin.

Ky akt i dha fund mundësive të Lukakut për t'u rikthyer ndonjëherë te Interi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll