Sport

Benjamin Mendy i rikthehet futbollit... në rrugë: “I përshëndeti të gjithë dhe firmosi autografe”

Mbrojtësi francez, ish-Manchester City, u lirua nga akuzat e fundit për përdhunim, por aktualisht është i papunë

18 Korrik 2023, 15:16 Nga DOSJA

Benjamin Mendy i rikthehet futbollit... në rrugë: “I

ANGLI - Benjamin Mendy u lirua të premten nga akuzat e fundit për përdhunim dhe shpejt ‘u kthye’ në futboll. Mbrojtësi francez e pa kontratën e tij me Manchester Cityn të përfundonte në qershor të këtij viti.

Ai u largua nga klubi (pa rrogë), pasi u akuzua në kuadër të këtij procesi, dy vite më parë. I papunë, pasi fitonte rreth 116 mijë euro në javë nga ‘Qytetarët’, Mendy tani po përpiqet të rikthehet në futboll.

Pasi ka festuar vendimin të premten me një grup shokësh në një lokal, 'The Sun' raporton se të shtunën francezi ka luajtur futboll në rrugë me një grup të panjohurish në Mançester. Ai u shfaq me fanellën blu, të ngjashme me ngjyrat e Cityt dhe thjesht i pyeti nëse mund të luante edhe ai.

Benjamin Mendy i rikthehet futbollit... në rrugë: “I

"Ai u shfaq dhe pyeti nëse mund të bashkohej edhe ai. Ata nuk mund ta besonin se do të luanin futboll me një yll të Premier League, fitues i Kupës së Botës! Gjatë lojës ai qeshi pak, u argëtua, dha autografe", tregon një dëshmitar për gazeta angleze. 

Mendy u akuzua se kishte përdhunuar disa gra në ahengje private në shtëpinë e tij. Ai u lirua nga 7 akuza në janar, por ishin dy (një për përdhunim dhe një për përdhunim në tentativë) për të cilat juria nuk arriti një konsensus. Lojtari u rikthye sërish në gjykatë dhe të premten e kaluar u lirua gjithashtu.

Tani ai shpreson të rikuperojë karrierën e tij në Evropë, ndonëse nuk përjashtohet edhe një lëvizje në Arabinë Saudite, ku ai mund t'i japë frymë të re llogarisë së tij bankare, e cila është prekur shumë si pjesë e këtij procesi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll