Sport

Efekti i Messi/ Fanelat e yllit argjentinas shiten për një orë në dyqanin e Inter Miami

Klubi i Amerikës së Veriut e ka vënë artikullin në shitje edhe online, por koha e parashikuar e pritjes është... 90 ditë

18 Korrik 2023, 14:00 Nga DOSJA
Efekti i Messi/ Fanelat e yllit argjentinas shiten për një orë

SHBA - Është rast të thuhet se efekti Messi tashmë ka filluar të vërehet në Shtetet e Bashkuara. 

Ylli argjentinas u prezantua në Inter Miami në orët e para të kësaj të hëne dhe klubi ofroi në shitje, në të njëjtën ditë, disa fanela me emrin dhe numrin e yllit, që u shitën në më pak se një orë.

Këto njësi, duhet theksuar, ishin në shitje në dyqanin e vendosur brenda stadiumit të Inter Miami - stadiumi DRV PNK - për 200 dollarë, ekuivalente me rreth 177 euro.

Disa orë më vonë, klubi amerikan vuri në dispozicion fanelën e Lionel Messit në dyqanin online, por dërgesat kanë një periudhë pritjeje të vlerësuar prej 90 ditësh. Në këtë rrethanë vlera është 194 dollarë (172 euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll