Sport

Chelsea shpërndanë një foto të skuadrës në avion, tifozët pyesin: "Kush janë këta?"

Ishin 13 lojtarë që u larguan nga ‘blu’ e Londrës me ardhjen e Mauricio Pochettinos

18 Korrik 2023, 15:03 Nga DOSJA
Chelsea shpërndanë një foto të skuadrës në avion,

ANGLI - Chelsea ndau një foto të skuadrës brenda avionit, përpara se të nisej për në kampin stërvitor parasezonal në Shtetet e Bashkuara. Por pati shumë tifozë që kritikonin skuadrën.

Disa emra të mëdhenj u larguan nga skuadra këtë verë, disa presin të transferohen, ndërsa të tjerë qëndruan në Angli, duke u rikuperuar nga dëmtimet. Kjo është arsyeja pse Mauricio Pochettino përfshiu disa të rinj në listën e lojtarëve të zgjedhur për këtë udhëtim.

Nga ky grup, Conor Gallagher dhe Enzo Fernandez janë disa nga më ‘me eksperiencë’. Lojtarë si Mateo Kovacic, N'Golo Kante, Kai Havertz dhe Mason Mount, të gjithë janë larguar nga klubi këtë verë, gjithsej 13 janë larguar ose përgjithmonë, ose në huazim. Ajo që shqetëson tifozët është frika nga humbja e cilësisë.

Edhe pse fytyra të njohura si Raheem Sterling dhe Mykhailo Mudryk mund të shiheshin brenda avionit, kishte ende nga ata që ishin të shokuar. “Nuk e njoh as gjysmën e këtij ekipi”, ka shkruar një tifoz i bluve, cituar nga “The Sun”. "Ky klub ka mbaruar," shprehet një tjetër.
"Por kush janë këta njerëz? Betohem që nuk i njoh gjysmën e këtyre fytyrave," tha një tifoz i shqetësuar i Chelseat. “Ekipi më i keq që kam parë në dy dekada”, tha një tjetër.

Chelsea po kërkon të nënshkruajë Moises Caicedo nga Brighton dhe brenda pak javësh ata do të kenë Wesley Fofana, Reece James, Benoit Badiashile, Armando Broja dhe Marcus Bettinelli të rikuperuar nga dëmtimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll