Sport

Igli Tare: “Unë tel Chelsea?” Ja si përgjigjet ish-drejtori i Lazios…

Pas largimit të tij si drejtor i Lazios, post ë e mbajti për rreth 15 vite, Igli Tare ka venosur të qëndrojë në Shqipëri për pushimet verore duke pritur dhe shqyrtuar ofertat për një aventurë të re.

18 Korrik 2023, 12:13 Nga DOSJA
Igli Tare: “Unë tel Chelsea?” Ja si përgjigjet

TIRANE - Darka e tij me pronarin e Chelsea, Todd Boehly, në një nga resort turistik në jug të vendit bëri zhurmë rreth një kalimi të tij të mundshëm në drejtimin e skuadrës londineze.

Ish-drejtori i Lazio-s, Igli Tare, i cili i pyetur nëse ka diçka të vërtetë rreth një bisede të mundshme për kalimin e tij në futbollin më të bukur në Europë, Premier League, ish-drejtori i skuadrës së Serie A ka përgënjeshtruar një lajm të tillë.

“Todd Boehly është i njohuri im dhe kam darkuar me të për këtë arsye, nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre lajmeve që qarkullojnë,” - përgjigjet Igli Tare.

Me sa duket deri në marrjen e një vendimi, se ku do të jetë e ardhmja e Tares, do të ketë shumë fjalë dhe ndoshta me të drejtë duke qenë se për të kanë shprehur shpesh interesin klube të rendësishme jo vetëm në Itali, ku e njohin shumë më mirë por edhe në kampionate të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll