Sport

Vidal ‘akuzon’Sampaolin: “Një trajner humbës që nuk di të vlerësojë lojtarët e tij”

Mesfushori kilen u transferua te Athletico Paranaense pas një viti aktivizim e Flamengo.

18 Korrik 2023, 13:00 Nga DOSJA
Vidal ‘akuzon’Sampaolin: “Një trajner humbës që

BRAZIL - Magjia e shkurtër e Arturo Vidal te Flamengo nuk shkoi siç ishte planifikuar. Mesfushori 36-vjeçar kilen nuk u aktivizua shumë nga mesi  i verës së vitit të kaluar deri në korrikun e këtij viti dhe këtë e bëri të qartë tani që është transferuar te Athletico Paranaense, duke akuzuar Sampaolin, si një trajner "humbës".

"Ndihem shumë i lumtur që luaj. Unë kam qenë gjithmonë i përgatitur, por kam pasur një trajner që ishte humbës që nuk dinte t'i vlerësonte lojtarët e tij. Por është diçka që është pas meje, është një çështje e mbyllur. Jam i lumtur që nuk jam më me të”, tha lojtari në një konferencë për shtyp, pas fitores së klubit të tij të ri ndaj Bahias, ku luajti 28 minuta.

"Unë besoj se vendimi që mora ishte më i miri. Kur isha në Flamengo, skuadra më e vështirë me të cilën u përballa ishte gjithmonë Athletico (Paranaense). E vlerësoj dashurinë. Më jep shumë motiv për të vazhduar luftën", shtoi ai.

Vidal, duhet theksuar, ka nënshkruar kontratë me Athletico Paranaense deri në fund të këtij viti, kur përfundon Brasileirão.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll