Sport

Bomba e merkatos shqiptare, Tomas Strakosha nën shënjestrën e Bayernit të Mynihut!

Si portieri shqiptar, ashtu edhe ai kroat, do t’i kushtonin më lirë Bayernit, krahasuar me Mamardashvilin e Valencias. Strakosha e kaloi sezonin e kaluar në Brentford, ku pati vështirësi për kohën e lojës, duke u paraqitur vetëm dy herë. 28-vjeçari kishte bërë emër te Lazio para se të transferohej në klubin anglez.

18 Korrik 2023, 10:03 Nga DOSJA

Bomba e merkatos shqiptare, Tomas Strakosha nën shënjestrën e

ANGLI - Thomas Strakosha është shënjestruar nga Bayern Munchen. Gjiganti gjerman po kërkon një portier rezervë të Manuel Neuer dhe i fundit që ka përfunduar në listë është portieri shqiptar, ka raportuar “Sky Sport” nga Gjermania.

Neuer po rikthehet nga lëndimi dhe ai do të vazhdojë si portieri i parë i Bayernit. Yann Sommer do të largohet nga “Allianz Arena”, me Interin që është favorit për të nënshkruar me të. Kësisoj, “Bavarezët” po kërkojnë zëvendësuesin e 34-vjeçarit. Giorgi Mamardashvili është emri më i përmendur.

Megjithatë, kampionët gjermanë nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para për një portier të dytë dhe tani po shqyrtojnë dy opsione tjera; Strakoshën dhe Dominik Kotarski i PAOK Salonika. Për të dy thuhet se është diskutuar tashmë brenda klubit.

Si portieri shqiptar, ashtu edhe ai kroat, do t’i kushtonin më lirë Bayernit, krahasuar me Mamardashvilin e Valencias. Strakosha e kaloi sezonin e kaluar në Brentford, ku pati vështirësi për kohën e lojës, duke u paraqitur vetëm dy herë. 28-vjeçari kishte bërë emër te Lazio para se të transferohej në klubin anglez.

Bomba e merkatos shqiptare, Tomas Strakosha nën shënjestrën e

Ai regjistroi 208 paraqitje për lacialët, ndërsa kishte mbajtur 62 portën e paprekur. Strakosha numëron edhe 22 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë. Bazuar në “Transfermarkt”, Strakosha në treg vlerësohet me 3.5 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll