Sport

Trajneri i Partizanit Zekiç: “Karakter dhe disiplinë, kjo na duhet!”

Nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Askush nuk e dëshiron që një ndeshje futbolli të luhet pa publik dhe për këtë më vjen shumë keq. Do të jetë një situatë e njëjtë si për ne ashtu edhe për Bate Borisov. Ne duhet të përgatitemi të luajmë edhe në situata të tilla.

18 Korrik 2023, 09:01 Nga DOSJA
Trajneri i Partizanit Zekiç: “Karakter dhe disiplinë, kjo na

HUNGARI - Zoran Zekic pret një ndeshjen ndryshe nga e ajo e “Air Albanias” përballë Bate Borisovit në transfertë. Trajneri i Partizanit deklaron se kualifikimi mbetet i hapur.

Tani që e njihni kundërshtarin, si e shihni ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisovit?

E kam përmendur edhe në përfundim të ndeshjes së parë në Tiranë, që ky rezultat lë çdo gjë të hapur për sa i përket kualifikimit në raundin e dytë. Kemi luajtur vetëm aktin e parë. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje, duhet të kemi përqendrim maksimal dhe të fokusohemi të bëjmë ndeshjen tonë.

Sa janë shanset e Partizanit për kualifikim?

E theksova edhe më parë që nesër do të jetë krejtësisht një ndeshje tjetër. Ne duhet të bëjmë një ndeshje dhe një paraqitje akoma edhe më të mirë. Duhet të kemi më shumë karakter, më shumë energji dhe më shumë disiplinë.

Si është gjendja fizike e skuadrës?

Kemi disa probleme të vogla, asgjë problematike. Sot kemi edhe seancën e fundit dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Nesër besoj i gjithë grupi do të jetë i gatshëm.

Do te luhet pa tifozë…

Nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Askush nuk e dëshiron që një ndeshje futbolli të luhet pa publik dhe për këtë më vjen shumë keq. Do të jetë një situatë e njëjtë si për ne ashtu edhe për Bate Borisov. Ne duhet të përgatitemi të luajmë edhe në situata të tilla.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll