Sport

Alarm para Sherif - Farul Constanța për Champions League! Kodi i verdhë, frikë nga terrorizmi, pasi u vra një lider i opozitës…

Alarm para ndeshjes Sheriff Tiraspol - Farul Constanța për Champions League, pasi Vadim Krasnoselski, lideri separatist nga Tiraspoli, nënshkroi sot një dekret për shtrirjen e kodit të verdhë të rrezikut të terrorizmit në zonën e pa kontrolluar nga Kishinau.

17 Korrik 2023, 18:42 Nga DOSJA
Alarm para Sherif - Farul Constanța për Champions League! Kodi i

MOLDAVI - Alarm para ndeshjes së kthimit Sherif - Farul Constanța për Champions League! Kodi i verdhë i rrezikut të terrorizmit në Tiraspol është vënë në fuqi, pasi u vra një lider i opozitës moldave.

Ky dekret për zgjatjen e kodit të verdhë të rrezikut nga terrorizmi në Tiraspol u nënshkrua të hënën, më 17 korrik, nga Vadim Krasnoselski dhe mbetet i vlefshëm deri më 16 shtator 2023, raporton “Ziarulnational.md”.

Vendimi i Vadim Krasnoselski vjen pasi sot, një ditë para ndeshjes së Champions League mes Sheriff Tiraspol dhe Farul Constanța, pranë Tiraspolit u vra Oleg Horjan, lideri i opozitës në Transnistria, i cili së fundmi u lirua nga burgu. Trupi i Oleg Horjan pa jete u gjet rreth orës 11:30 në shtëpinë e tij pranë Tiraspolit.

Nuk është hera e parë që në qytetin, ku zhvillohet ndeshja mes Sheriff Tiraspol dhe Farul Constanța, shpallet një kod i verdhë i terrorizmit. Nga 26 prilli 2022 e deri më tani janë raportuar tre sulme terroriste.

Fillimisht, ndeshja mes Sherifit dhe Farul Constanțës ishte menduar të zhvillohej në Kishinau, në stadiumin “Zimbru”, por UEFA vendosi që ndeshja e dytë të zhvendosej në Tirapsol, në një arenë me kapacitet 12.746 vendesh. Vendimi është befasues nëse marrim parasysh faktin se Tiraspol konsiderohet një zonë rreziku edhe në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Ndeshja e kthimit mes Sherifit dhe Farul Constanța në raundin e parë të Champions League është caktuar të martën, më 18 korrik, në orën 20:00, në Tiraspol. Skuadra rumune e Farul ka fituar ndeshjen e pare me rezultatin 1-0, në Ovidiu.

Fituesi mes Sheriff Tiraspol dhe Farul Constanța do të kualifikohet në raundin e dytë të Champions League dhe aty do të takohet me fituesin mes Maccabi Haifa dhe Hamrun.  Skuadra nga Izraeli është favorite për t'u kualifikuar në raundin e dytë, pasi ka fituar 4-0 ndeshjen e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll