Sport

E FUNDIT! Sëmundja që Wanda Nara, as e konfirmon dhe as e mohon: "Diagnoza ishte nga një gazetare, gjë që unë as nuk e kisha"

Gruaja e Mauro Icardit shprehet në Instagram: "Do të kisha dashur të flisja për këtë me fëmijët e mi me ritmin tim: Jam në shtëpi duke pritur për analiza të mëtejshme"

17 Korrik 2023, 22:54 Nga DOSJA
E FUNDIT! Sëmundja që Wanda Nara, as e konfirmon dhe as e mohon:

ARGJENTINE - Pas ditëve të përfolura për shëndetin e saj, Wanda Nara ka vendosur të shpjegojë drejtpërdrejt se çfarë ka ndodhur përmes llogarisë së saj në Instagram. "Mirëmëngjes të gjithëve, - shkruan gruaja e Mauro Icardit, - jam këtu pas disa ditësh që më duheshin për veten time dhe dua t'ju tregoj pak për atë që ndodhi.

Të mërkurën vendosa vetë të bëj një analizë rutinë, siç bëj zakonisht çdo herë që udhëtoj ose një herë në vit. Disa vlera dështuan dhe mora vendimin të shtrohesha në spital për t'u integruar me kontrolle të tjera që shkuan mirë”, thotë ajo. 

Më pas postimi vazhdon: "Të enjten, gjithmonë vetëm, u largova nga ajo klinikë për të bërë analiza të mëtejshme në një qendër të specializuar. E bëra duke u përpjekur të merrja më shumë informacion mbi rezultatet e testeve të mia të para. Si të gjitha nënat, u përpoqa të fshihja frikën dhe ankthin te fëmijët e mi, - thotë ajo, -  sepse nuk kisha ende një diagnozë të saktë”. 

Më pas sulmi ndaj atyre që zbuluan lajmin për gjoja leuçeminë e saj, një sëmundje që Wanda as e konfirmon dhe as e mohon: "Për fat të keq të premten, ata patën lajmin nga një gazetar, për një diagnozë që unë vetë nuk e kisha.

Diagnoza nuk është e saktë dhe që për momentin nuk kishin kaluar as 24 ore nga analiza ime e parë. Fëmijët e mi kanë zbuluar gjithmonë çdo gjë nga unë, kam folur gjithmonë me ta dhe ky nuk do të kishte bërë përjashtim. Por do të kisha zgjedhur ta bëja me më shumë rezultate dhe studime, mbi të gjitha në kohën time”.

Më pas mbyllja: "Falënderoj familjen time, çdo mik dhe secilin prej jush që treguat dashurinë që keni për mua. Tashmë jam në shtëpi, në pritje të testeve të mëtejshme dhe duke ndjekur indikacionet e profesionistëve, që më shoqërojnë. Do të ruaj rezultatet veçanërisht për të mbrojtur fëmijët e mi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll