Sport

Manchester United rinovon marrëveshjen me Rashford, deri në vitin 2028...

Marcus Rashford ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës me Manchester United deri në verën e vitit 2028.

17 Korrik 2023, 15:54 Nga DOSJA
Manchester United rinovon marrëveshjen me Rashford, deri në vitin

ANGLI - Marcus Rashford do të mbetet banor i “Old Trafford”. Sulmuesi anglez dëshironte të qëndronte në Manchester United, ndërsa “Djajtë e Kuq” dëshironin të njëjtën gjë. Pas kësaj dakortësie, gjithçka u firmos...

Sulmuesi anglez 25-vjeçar pranoi të rinovojë për pesë vite dhe të qëndrojë deri në verën e vitit 2028. Në fakt, ai refuzoi disa oferta si nga Anglia, ashtu edhe nga ekipe të tjera evropiane.

Rashford ka luajtur që nga fillimi i karrierës së tij në United, duke bërë 359 ndeshje, ku ka shënuar 123 gola dhe 68 asistime për ekipin e parë. Ai ka fituar një Europa League (2017), një FA Cup (2016), dy Kupa të Ligës (2017/2023) dhe një mburojë të Komunuelthit (2017).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll