Aktualitet

Mallakastër/ Plagosi me gërshërë një 24-vjeçar, policia kap autorin

Pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi me inicialet Xh. Y., 24-vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

17 Korrik 2023, 22:08 Nga DOSJA
Mallakastër/ Plagosi me gërshërë një 24-vjeçar,
foto ilustruese

MALLAKASTËR- Pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi me inicialet Xh. Y., 24-vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, policia identifikoi dhe shoqëroi menjëherë në rajon autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin A. H., 30-vjeç, banues në Ballsh. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi nga policia

Mallakastër

Plagosi me mjet prerës (gërshërë), një 24-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në lagjen "5 shkurti", Ballsh, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi Xh. Y., 24 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Sondazh

Poll