Politike

Bardhi: Ramës nuk i përmendet emri te inceneratorët, ai di vendndodhjen e Ahmetajt

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Arben Ahmetaj nuk është shpallur ende në kërkim zyrtarisht, për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut.

17 Korrik 2023, 21:42 Nga DOSJA
Bardhi: Ramës nuk i përmendet emri te inceneratorët, ai di
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Arben Ahmetaj nuk është shpallur ende në kërkim zyrtarisht, për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut. I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ai tha se kryeministri Rama e di vendndodhjen e Ahmetajt, dhe sipas tij, ka detyrimin për të garantuar që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë. Bardhi shtoi se në aferën e inceneratorëve, përgjegjësia nuk është vetëm personale e Ahmetajt dhe se në të ka përfshirje nga gjithë qeveria. Ai zbuloi se emri i kryeministrit nuk përmendet asnjëherë në dosje, por vetëm me rolin që përfaqëson.

Bardhi:

Ahmetaj për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK, nuk është shpallur ende zyrtarisht në kërkim. Kur të shpallet, autoritetet do bëjnë verifikimet e nevojshme. Rama kam përshtypjen se e di vendndodhjen e Ahmetajt dhe ka detyrimin për të garantuar që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë. Në aferën ku është përfshirë Ahmetaj, nuk mund të thuhet se është personale. Nëse lexon dosjen e SPAK-ut, kupton se afera ka përfshirje në gjithë qeverinë. Emri i Ramës nuk përmendet me emër, por me rolin që mban. Në akuzën ndaj Ahmetajt, SPAK ka verifikuar dhe procedurën e inceneratorit të Tiranës, duke deklaruar se ka ndërhyrje të paligjshme për të tri inceneratorët.

Sulo:

Ikja e Ahmetajt është disa orë para vajtjes së kërkesës në Kuvend. Tani kush e ka informuar atë?

Bardhi:

Kërkesa ka ardhur në Kuvend në datën 10. I vetmi autoritet që mund të ketë informacion për kërkesën e SPAK-ut do ishte Edi Rama. Askush tjetër nuk ka atë akses. SPAK do duhet të vepronte duke dërguar me urgjencë kërkesën. Fakti është se sapo është firmosur kërkesa, Ahmetaj është arratisur nga vendi. Ai ka pasur dijeni që Kuvendit do i kërkohej arrestimi i tij.

Sondazh

Poll