Politike

Mungesa e Kurtit në samit, komenton Rama: Kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi

I vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

17 Korrik 2023, 17:13 Nga A.B
Mungesa e Kurtit në samit, komenton Rama: Kush deshi erdhi, kush
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e komentoi gjatë mungesën e kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm me liderët e Ballkanit Perëndimor. 

'A ju vjen keq që nuk ishte vëllai juaj i vogël Kurti?'- ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit gjatë takimit me gazetarët. 

Rama iu përgjigj: “Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”.

Në takimin informal të ditës së sotme, i vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Dosja.al

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll