Politike

Varhelyi pas takimit në Tiranë: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pas takimit joformal të mbajtur sot në Tiranë, ka reaguar duke thënë se ka diskutuar për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

17 Korrik 2023, 21:31 Nga m.s
Varhelyi pas takimit në Tiranë: Të përkushtuar për
Oliver Varhelyi dhe Edi Rama

TIRANE- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pas takimit joformal të mbajtur sot në Tiranë, ka reaguar duke thënë se ka diskutuar për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

“I ftuar nga KM Edi Rama në Tiranë për të diskutuar se si të përshpejtohet integrimi ekonomik dhe social i WB6. Së bashku me kryeministrat folën mbi Strategjinë e Re të Rritjes për #Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar që ta zbatojmë shpejt këtë plan konvergjence”.

Takimi është organizuar nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytet, më 16 tetor.

Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.

Sondazh

Poll