Politike

Rasti 'Rraja' dhe 'Ahmetaj', Rama i shmanget pyetjes së gazetares

Kryeministri Rama i është shmangur ti përgjigjej gazetarëve për rastin Rraja dhe Ahmetaj, ku në një prononcim për mediat tha se duhet ti referohen përgjigjeve që ai ka dhënë më herët në Facebook.

17 Korrik 2023, 17:26 Nga DOSJA
Rasti 'Rraja' dhe 'Ahmetaj', Rama i shmanget pyetjes së
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Rama i është shmangur ti përgjigjej gazetarëve për rastin Rraja dhe Ahmetaj, ku në një prononcim për mediat tha se duhet ti referohen përgjigjeve që ai ka dhënë më herët në Facebook.

Në pothuajse muajin e fundit në Shqipëri, përfaqësues të partisë suaj janë përfshirë në disa skandale, ishte ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i cili u arrestua, më pas kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i cili është në burg, më pas një deputet i PS, Rrahman Rraja dha dorëheqjen pasi familjarët e tij u përfshinë në një dhunë brutale dhe së fundmi, ish krahu juaj i djathtë, Arben Ahmetaj i cili tashmë është në arrati dhe kërkohet për çështjen e inceneratorëve. Në të gjithë këto raste është përgjegjësi personale, dhe ju si kryetar nuk keni fare përgjegjësi, dhe a do të anulohen kontratat e inceneratorëve duke qenë se pronarët e tyre vazhdojnë të marrin para, ndonëse janë në kërkim?

“Për të gjitha këto pyetje, do të klikoni në faqen time në Facebook dhe do ti referoheni mesazhit tim për të gjithë shqiptarët ku të gjitha këto pyetje se kanë marrë përgjigjen time”.  

“Do të klikoni në faqen time në Facebook, ti referoheni mesazhit tim për të gjithë shqiptarët”.

Për Ballkanin e Hapur, duke qenë se keni thënë e duan 59 përqind e shqiptarëve, pse tashmë u’a mohoni shqiptarëve këtë nismë?

“Shifrën e keni gabim, është më shumë. Unë nuk u mohoj shqiptarëve asgjë dhe shqiptarët janë shumë të mençuar për të kuptuar ky shkëmbim i padobishëm në funksion të temës për të cilën u bë pyetja”.

 

Dhuna e fisit Rraja/ Rahman Rraja jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata ranë pre e një dhunë barbare. Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, deputeti i Partisë Socialiste Rahman Rraja dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Rraja njoftoi tërheqjen nga jeta politike dhe u kërkoi falje qytetarëve që e kanë votuar dhe kolegëve të tij. “Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndihem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time”.

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt

Me 117 vota pro, asnjë kundër e tre abstenim Kuvendi i hapi rrugë pak ditë më parë arrestimit të ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollit të banesës. Në seancën e posaçme plenare, PS e PD bashkuan votat për t’i dhënë dritën jeshile SPAK për të kërkuar në GJKKO prangosjen e ish ministrit dhe kontrollit të banesës së tij. Kartonëve jeshilë iu bashkua e gjithë qeveria. Ndërsa nuk pati asnjë votë kundër, 3 deputetë të opozitës, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka abstenuan.

 

Sondazh

Poll