Politike

Mungon Kurti! Takimi informal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama publikon foton me të pranishmit

Rama shkruan se takimi informal është zhvilluar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

17 Korrik 2023, 16:17 Nga A.B
Mungon Kurti! Takimi informal i liderëve të Ballkanit Perëndimor,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi informal me liderët e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur ditën e sotme në Tiranë. Përmes një reagimi në Facebook, Rama shkruan se takimi informal është zhvilluar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

REAGIMI I RAMËS:

Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović  Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski  dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić

edi rama

Sondazh

Poll