Bota

Kosova blen dronët Byraktar/ Serbia: Këto janë sfida dhe rreziqe shumë serioze për sigurinë e vendit tonë

Ministri thotë se furnizimi i Kosovës me armë nga NATO është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në Shkelje të marrëveshjes ushtarake-teknike nga Kumanova. 

17 Korrik 2023, 20:57 Nga a.l
Kosova blen dronët Byraktar/ Serbia: Këto janë sfida dhe rreziqe
Milosh Vuçeviç

SERBI- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç ka reaguar për furnizimin e Kosovës me dronët 'Bayraktar'. Në një intervistë për televizionin B92, Vuçeviç u shpreh se armatosja e Kosovës nga anëtarët e aleancës së NATO-s në periudhën e fundit ndryshon “situatën në terren”.

“Këto janë sfida dhe rreziqe shumë më serioze të sigurisë për vendin tonë.”Ne absolutisht nuk mendojmë, por zbatojmë gjithçka që do të ishte kundërmasë, në mënyrë që ushtria serbe t’i përgjigjet atij rreziku. Kundërmasa në kuptimin e ndalimit të atyre avionëve (dronëve Bajraktar TB2), qoftë përmes veprimit të sistemeve të caktuara, qoftë përmes neutralizimit elektronik”, tha Vuçeviç për televizionin B92.

Ministri thotë se furnizimi i Kosovës me armë nga NATO është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në Shkelje të marrëveshjes ushtarake-teknike nga Kumanova. 

“Jo vetëm që po trajnojnë, edukojnë, përmirësojnë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e tyre, por tani po kryejnë edhe dërgesa më serioze të armëve dhe pajisjeve ushtarake, në kundërshtim absolutisht me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në Shkelje absolute e marrëveshjes ushtarako-teknike nga Kumanova”, u shpreh ai. 

Dje kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmoi blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, duke thënë se do të përdoren për të rritur sigurinë në Kosovë.

milosh vucevic

Sondazh

Poll