Bota

Kurti bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, e informon për raportet me Serbinë

Kryeministri Kurti e falënderoi për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar. 

17 Korrik 2023, 20:08 Nga a.l
Kurti bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, e informon për raportet
Albin Kurti

GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Greqi në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI. Gjatë ditës ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministri i Arsimit George Papandreu. 

Kryeministri Kurti e falënderoi për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar. Kurti foli për punën e institucioneve në Kosovë, me theks për përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik.

Gjatë bashkëbisedimit, po ashtu u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

Ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. 

albin kurti george papandreu

Sondazh

Poll