Bota

Mitsotakis për zjarret: Shqetësimi ynë i parë është jeta njerëzore, dëmshpërblimet sa më shpejt

Ai tha se shqetësimi i parë është mbrojtja e jetës së njeriut, pasuar nga mbrojtja e pronës dhe e mjedisit natyror.

17 Korrik 2023, 20:26 Nga A.B
Mitsotakis për zjarret: Shqetësimi ynë i parë
Kyriakos Mitsotakis 

GREQI-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha garancinë se regjistrimi i dëmeve do të bëhet menjëherë nga shteti, duke iu referuar betejave me zjarret në Lutraki, Saronidë dhe Dervenochoria. Deklaratat e Mitsotakis u bënë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Bashkimit Evropian dhe të Komunitetit të vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (BE - CELAC) në Bruksel.

Ai tha se shqetësimi i parë është mbrojtja e jetës së njeriut, pasuar nga mbrojtja e pronës dhe e mjedisit natyror.

Njëkohësisht ai theksoi se: “Dua të siguroj të gjithë bashkëqytetarët tanë të dëmtuar nga këto zjarre se aparati shtetëror menjëherë pas shuarjes së zjarreve do të jetë plotësisht i përgatitur për regjistrimin e dëmeve, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të kompensohen me shpejtësinë maksimale të mundshme”.

Në përfundim, ai tha se “sot ishte dita e parë vërtet e vështirë e kësaj vere. Është e sigurt që do të vijojnë më shumë. Kemi pasur, kemi dhe do të kemi zjarre, ky është edhe një nga pasojat e krizës klimatike të cilën po e përjetojmë me intensitet në rritje. Basti ynë është se si t'i kufizojmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që dëmet që do të pësojmë të jenë sa më të vogla."

Deklarata e plotë e Kryeministrit:

“Nga Brukseli, ku jam për Samitin e Bashkimit Evropian – Amerikës Latine dhe Karaibeve, po informohem vazhdimisht për ecurinë e zjarreve të mëdha në Atikë, Boeoti dhe Korinth.

Shkencëtarët na kishin paralajmëruar se këto ditë do të ishin jashtëzakonisht të vështira për shkak të vapës dhe erërave të forta. Aparati shtetëror po bën të pamundurën për të reaguar me shpejtësi maksimale dhe për të frenuar këto zjarre të mëdha.

Dua t'i kërkoj bashkëqytetarëve tanë që t'i binden udhëzimeve të Mbrojtjes Civile. Shqetësimi ynë i parë, gjithmonë, është mbrojtja e jetës së njeriut, pasuar nga mbrojtja e pronës dhe e mjedisit tonë natyror. Prandaj është shumë e rëndësishme që evakuimet e urdhëruara nga Mbrojtja Civile të kryhen sa më shpejt.

Dua të siguroj të gjithë bashkëqytetarët tanë të dëmtuar nga këto zjarre se aparati shtetëror menjëherë pas shuarjes së zjarreve do të jetë në gatishmëri të plotë për regjistrimin e dëmeve, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të kompensohen me shpejtësinë maksimale të mundshme.

Sot ishte dita e parë vërtet e vështirë e kësaj vere. Është e sigurt që do të vijojnë më shumë. Kemi pasur, kemi dhe do të kemi zjarre, ky është edhe një nga pasojat e krizës klimatike të cilën po e përjetojmë me intensitet në rritje. Basti ynë është se si t'i kufizojmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që dëmet që do të pësojmë të jenë sa më të vogla."

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll