Bota

Dhuna ndaj gazetarëve në TRAZIRAT e 29 majit në veri të Kosovës, lirohet një tjetër serb

Para pak ditësh është liruar edhe Nemanja Vllaskoviç, i cili gjithashtu, ishte arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri të vendit.

17 Korrik 2023, 20:33 Nga a.l
Dhuna ndaj gazetarëve në TRAZIRAT e 29 majit në veri të
Dhuna ndaj gazetarit

KOSOVË- Serbi i identifikuar me emrin Dalibor Spasiç, i cili u arrestua para një muaji nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri, është liruar nga paraburgimi. Për lirimin e Spasiçit, i cili është serbi i dytë që lirohet brenda pak ditësh, ka njoftuar media serbe “KoSSeV”. 

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, kishte shkruar ai me rastin e arrestimit.

Për arrestimin e Spasiç njoftoi më herët, përmes një statusi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça. Para pak ditësh është liruar edhe Nemanja Vllaskoviç, i cili gjithashtu, ishte arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri të vendit.

kosove dalibar spasic

Sondazh

Poll