Bota

Zjarret në Greqi/ Banorët: Humbëm gjithçka kishim, zjarrfikësja erdhi me vonesë

Dëshmitarët: Humbëm gjithçka që kishim, kisha u shpëtua, zjarrfikësja erdhi shumë vonë

17 Korrik 2023, 20:28 Nga DOSJA
Zjarret në Greqi/ Banorët: Humbëm gjithçka kishim,
Banor ne Greqi, iu dogj banesa

GREQI-Zjarri fshiu mundin e një jete tha për "protothema" një banor i Greqisë, që pa shtëpinë e një të afërmi të digjej. 

"Shtëpia ishte e xhaxhait tim dhe ishte djegur plotësisht”, tha një banor, ndërsa shtoi se kanë qenë duke pritur që zjarrfikësja të shkonte në vendngjarje.

Zjarri “kaloi nëpër shtëpi, i gjithë pylli dhe nuk kishte mbetur asgjë”, thotë ai. Shtëpia u dogj dhe vetëm kisha e vogël u shpëtua, shtoi ai.

“Pronari ishte në Kretë me pushime dhe u informua nga nipi për atë që ndodhi. Burri shpërtheu në lot me atë që dëgjoi".

Në një vend tjetër, në Katunistra, Panagiotis Hatzouras ishte duke fjetur me gruan e tij mesditën e së hënës, kur zjarri iu afrua në 50 metra.

Ai ankohet se makinat e zjarrfikësve erdhën shumë vonë. "E gjithë zona u dogj dhe nuk u pa asnjë zjarrfikës, pas një ore erdhi një helikopter," tha ai. Ata arritën të shpëtonin shtëpinë e tyre, por makina e tyre dhe e fqinjit u dogj. 

Sondazh

Poll