Bota

Motra e çon në gjyq! Meghan Markle sërish përballet me një betejë ligjore

Samantha e akuzon motrën e saj, Markle për një deklaratë të rreme në lidhje me prindërit e tyre.

17 Korrik 2023, 12:11 Nga f.i
Motra e çon në gjyq! Meghan Markle sërish përballet me
Meghan Markle

BRITANI E MADHE- Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle vazhdon të luftojë kundër padisë për shpifje të ngritur kundër saj nga vetë motra e saj. Pretendimi për shpifje nga motra e saj daton në mars të vitit 2022, shkruajnë mediat e huaja.

Një vit më pas, Dukesha e Sussex-it është gati të kthehet në sallën e gjyqit për të treguar anën e saj të historisë, duke e mbyllur më në fund çështjen me motrën e saj. 

'Unë isha me nënën time gjatë javës dhe babain tim në fundjavë, babai im jetonte vetëm dhe ai kishte dy fëmijë të rritur që ishin larguar nga shtëpia e tij”, tha Meghan për Netflix.

Megjithatë, në një regjistrim të Newsweek, motra e saj Samantha pretendoi se kjo deklaratë ishte mashtrim e se në fakt Meghan jetonte me babanë e saj me kohë të plotë dhe e vizitonte nënën e saj vetëm në fundjavë. Ajo gjithashtu beson se ishte e përfshirë në rritjen e Meghan.

“Kur Meghan ishte në shkollën e mesme Jr. Samantha jetonte me të dhe ishte gjithmonë në shtëpi kur Meghan kthehej nga shkolla,” tha avokati i Samantës për Newsweek.

Data e gjyqit për këtë çështje ende nuk është bërë e ditur.

meghan markle

Sondazh

Poll