Bota

U tha se iu refuzua pjesëmarrja nga Rama, reagon këshilltari i zv/kryeministrit të Kosovës: Nuk ka patur konfirmim

Kadiu ka shtuar se raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.

17 Korrik 2023, 12:00 Nga f.i
U tha se iu refuzua pjesëmarrja nga Rama, reagon këshilltari i
Besnik Bislimi

KOSOVË- Klisman Kadiu, këshilltari për media i zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me raportimet se zv.kryeministri është “përzënë” nga takimi joformal i liderëve të rajonit që do të mbahet sot në Tiranë.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij”,- ka shkruar Kadiu.

Kadiu ka shtuar se raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.

samiti ne tirane

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2023, 09:21 I.A

Si ta lësh duhanin?

Duhani GJERMANI- Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë se sa e vështirë ësht&eum...