Bota

Balla vërejtje Ardi Veliut: Keqbërës të mëdhenj nuk janë goditur fare, sa janë kapur me presh në duar?

Gjatë konferencës me strukturat policore në vend, Balla ka deklaruar se deri më tani nga AMP-ja janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniformë.

17 Korrik 2023, 10:40 Nga I.A
Balla vërejtje Ardi Veliut: Keqbërës të mëdhenj nuk
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pasur vërejtje për punën e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në vend. Gjatë konferencës me strukturat policore në vend, Balla ka deklaruar se deri më tani nga AMP-ja janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniformë. Ndërkohë që keqbërës të mëdhenj aspak, tha Balla.   

“Policia nga një pararojë e digjitalizimit tashmë është kthyer në bishtin e kavallit. Policia nuk qarkullon në lagje vetëm për të vënë gjoba, por për të bëshkëpunuar me njerëzit në zgjidhjen e probleme të vogla të cilat kur maisen mund të krthehen në dhimbje koke për të gjithë ne. Lufta kundër korrupsionit nuk nis larg nesh, por së pari brenda radhëve tona. Agjencia e Mbikqyrjes Policore është krijuar me një ligj të punuar bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar. Në parlament e kemi konsideruar si një ligj të rëndësisë së veçant të cilin e njoh shumë mirë dhe e kam mirë parasysh se sa pritshmëri kemi pasur kur e kemi miratuar këtë ligj. Pyetja ime kaq kohë pas krijimit të Agjencisë si një derivat i SHKB-së së dikurshme është: Sa drejtues e shefa Komisariatesh të Policisë së Shtetit janë kapur deri më sot me “presh në duar”? Nuk i vë në diskutim rezultatet e Agjensisë. Të kuptohemi mirë dhe qartë Ardi, por nuk mund të vë në dyshim faktin se pas statistikave të saj qëndron e vërteta se janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniformë. Por keqbërës të mëdhenj pak, për të mos thënë aspak”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2023, 09:21 I.A

Si ta lësh duhanin?

Duhani GJERMANI- Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë se sa e vështirë ësht&eum...