Sport

Bashkëshortja e yllit argjentinas dhe Beckham, shkëlqejnë në ceremoninë e prezantimit të Leo Messit te Inter Miami

Lionel Messi u prezantua zyrtarisht nga Inter Miami dhe përjetoi apoteozën e tifozëve të skuadrës amerikane me familjen në krah. Antonella dhe David Beckham shkëlqejnë në ceremoninë mbresëlënëse.

17 Korrik 2023, 11:40 Nga DOSJA

Bashkëshortja e yllit argjentinas dhe Beckham, shkëlqejnë në

SHBA - Asgjë nuk mund të prishte paraqitjen e shkëlqyer të Lionel Messit , as shiu dhe erërat e forta. Të gjithë prisnin me padurim prezantimin e futbollistit më të mirë në botë nga Inter Miami.

Një furi emocionesh mbizotëroi në stadium për legjendën argjentinase, i cili kishte në krah familjen e tij. Përveç tij, në fushë me fëmijët e tyre ka qenë edhe bashkëshortja e tij Antonella, e cila është krenare për Messin, për ta mbështetur në një tjetër hap të karrierës së tij.

36-vjeçari u mirëprit nga David Beckham dhe pjesa tjetër e pronarëve të Inter Miami, ndërsa iu dha fanela me nr 10.

Bashkëshortja e yllit argjentinas dhe Beckham, shkëlqejnë në

Ylli argjentinas vjen për t'iu bashkuar skuadrës së David Beckham .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Anglezi tashmë në rolin e një faktori, bëri realitet ëndrrën e tij, siç ka raportuar në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll