Aktualitet

‘Thonë që veja çdo ditë tek ai’, Marsida ka diçka për të thënë: Jam me djalin tani, por e dashura e Dritanit më ta

14 Tetor 2019, 20:04 Nga DOSJA
‘Thonë që veja çdo ditë tek ai’, Marsida ka

KAVAJË– Protagonista e ngjarjes së Kavajës ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi, Marsida Qatja ka rrëfyer në “Open” detaje nga rasti. 

Në fjalën e saj, Marsida është shprehur se nuk është ajo gruaja që përflitet që ka një marrëdhënie me Dritanin por një tjetër. Ajo ka shtyrë të gjithë që të shkojnë dhe të kontrollojnë për emrin e saj në spitalin e Kavajës. 

Qatja ka treguar se ish-e dashura e Dritanit e ka takuar pas ngjarjes dhe e ka falenderuar se i ka shpëtuar jetën. 

Unë këtu kam pasur çdo ditë djalin e madh 15 vjeç. Kam dëgjuar që shkoja çdo ditë tek ai. Ajo që ka dhunuar Dritani është një femër tjetër. Të shihen letrat në spital. Nuk jam unë. Ajo më ka takuar dhe më tha: Ti më ke shpëtuar jetën. Unë kam goxha shoqëri, ajo që dhunoi Dritani ka qënë e pambrojtur. Mua më shtynte por nuk më bënte dot gjë. Nga ai kërcënoheshin djem, vajza, ato që fshijnë rrugët. Por unë isha me shoqëri, e mbrojtur. S’jam molla e sherrit por viktima. Nëse do vritesha unë me fëmijët, fjalët e këqija do të ishin për atë. Të tjerët ishin miqtë e mi. Bledari nuk donte të ishim vetëm sepse mund të mendohej keq. Ata të tjerët më shajnë mua, por këta në Kavajë e dinë se kush jam unë. Kushërira e tij e dinte që rrihte çdo ditë hallën e saj,“-tha Qatja. 

Njëngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toci dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2019, 19:25

KAVAJË– Marsida Qatja e ftuar në “Open” ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë, ku humbi jetën 41-vjeçari Dri...