Politike

Balla merr detyrën, jep POROSINË për efektivët e Policisë: Po iu ranë deputetët në telefon, kalojini tek unë. Asnjë ndërhyrje më!

Gjatë një takimi me ta, Balla ka deklaruar se asnjë deputet nuk mund të ndërhyjë në punën e tyre.

17 Korrik 2023, 10:05 Nga I.A,K.M
Balla merr detyrën, jep POROSINË për efektivët e
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë sot porositë e para për punonjësit e Policisë në vend. Gjatë një takimi me ta, Balla ka deklaruar se asnjë deputet nuk mund të ndërhyjë në punën e tyre. Nëse kjo ndodh, Balla u kërkoi atyre që deputetin në fjalë ta drejtojë tek ai.   

"Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, do ta ketë të pamundur që të qëndojë pozicionin që ka. Unë vij nga një jetë mes deputetëve. Asnjë deputet nuk mund të ndërhyjë në punën tuaj, nuk do mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar më tej në detyrë. Deputeti ka detyrë që t'ju drejtohet për çdo shqetësim, t'ju tregojnë ankesat e qytetarëve. Ju keni detyrën që t'i dëgjoni me respekt sa herë iu bie telefoni nga çdo deputet. Për çdo rast që do iu kërkohet ndërhyrje, ju kërkohet që deputetin ta drejtoni tek unë. Kur e them për deputetin, ndërhyrja është e papranueshme. Ky është standarti i kërkuar nga kryeministri që nga viti 2013 me theks të posaçëm tek Policia e Shtetit," tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll