Politike

'Plazh pas orës 19:00'/ Mirela Kumbaro tërhiqet nga "nisma tunduese", s'ka më pushime falas

Por pas pak kohësh, ministrja vendosi ta fshijë njoftimin e postuar në Instagram. Ndoshta edhe sepse Dosja.al zbuloi se kjo nismë, më parë është miratuar nga Mali i Zi.

16 Korrik 2023, 17:35 Nga k.m.
'Plazh pas orës 19:00'/ Mirela Kumbaro tërhiqet nga
Mirela Kumbaro

TIRANË- Një ditë zgjati oferta "marramendëse" e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Sot, oferta duket se ka mbaruar. Një ditë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se, pas orës 19:00 çadrat dhe shezlongët në bregdetin shqiptar do të ishin falas për të gjithë pushuesit të cilët do të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

'Plazh pas orës 19:00'/ Mirela Kumbaro tërhiqet nga
Postimi i ministres

“Mirëmëngjes nga Himara, ku modeli i plazhit publik me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë pas orës 19, bëhet realitet për pushuesit,”- shkruante Kumbaro paraditen e 15 korrikut me anë të një postimi në Instagram.

Por pas pak kohësh, ministrja vendosi ta fshijë njoftimin e postuar në Instagram. Ndoshta edhe sepse Dosja.al zbuloi se kjo nismë, më parë është miratuar nga Mali i Zi. Në Mal të Zi, shezlongët dhe çadrat do të jenë falas pas orës 17:00, ku pushuesit do të kenë mundësinë të kapin dhe rrezet e diellit të pasdites.

'Plazh pas orës 19:00'/ Mirela Kumbaro tërhiqet nga

Por tashmë, ky "privilegj" nuk do të jetë më për pushuesit shqiptarë.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll