Politike

Kërcënimi i grupit të SYRI TV nga xhaxhallarët e Memollës, reagon Berisha: Të organizuara nga Erion Veliaj

Kryedemokrati Berisha tha se e dënon sulmin, duke shtuar se e gjitha është e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. 

16 Korrik 2023, 16:05 Nga k.m.
Kërcënimi i grupit të SYRI TV nga xhaxhallarët e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit dhe kërcënimit të bërë ndaj grupit të xhirimit të SYRI TV në Rrogozhinë. Në rrjetet e tij sociale, kryedemokrati Berisha tha se e dënon sulmin, duke shtuar se e gjitha është e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. 

"Bandat e Erion Velisë dhe familjarët e kandidatit të Edi Ramës, në Bashkinë e Rrogozhinës kërcënojnë ekipin e Syrit dhe i pengojnë në detyrën e tij. Në video keni xhaxhain e kandidatit rilindas, Arif Memolla, polic që agreson dhe fizikisht anëtarët e ekipit të televizionit Syri. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte banditeske të organizuara direkt nga Erion Veliaj dhe mbështes plotësisht mediat në detyrë dhe ju bëj thirrje atyre të vazhdojnë të përmbushin me guxim detyrën e tyre,"-shkruan Berisha në rrjetet e tij sociale. 

Grupi i xhirimi i SYRI TV, ndodhej në Rrogozhinë për të transmetuar informacione në lidhje me drekën që kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla kishte shtruar për mjekë, mësues, e punonjës të tjerë të administratës në lokalin e tij. Filmimet kanë "shqetësuar" të afërmit e Edison Memollës, të cilët kanë kërcënuar anëtarët e grupit të xhirimit të SYRI TV, e më pas janë shoqëruar në Komisariat për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen.

sali berisha rrogozhine

Sondazh

Poll