Politike

EMRAT- Rama propozon ambasadorët e rinj, në Prishtinë "rekomandon" aktorin Petrit Malaj, Canaj në Beograd. Edhe Kanushi i SHISH bëhet diplomat

Aktori i njohur, ish-kandidati i Partisë Socialiste në Tropojë, Petrit Malaj është propozuar të jetë ambasador në Kosovë.

16 Korrik 2023, 18:17 Nga k.m.
EMRAT- Rama propozon ambasadorët e rinj, në Prishtinë
Foto ilustruese

TIRANË- Pas "valës së parë", kryeministri Edi Rama ka propozuar emra të rinj për ambasadorë. Aktori i njohur, ish-kandidati i Partisë Socialiste në Tropojë, Petrit Malaj është propozuar të jetë ambasador në Kosovë. Por nuk është i vetmi i propozuar. Në Beograd, Rama ka menduar që të 'dërgojë' Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael. 

Në listën e ambasadorëve të rinj, bie në sy edhe Oljan Kanushi, një nga ish-këshilltarët e kryeministrit Edi Rama, i cili aktualisht mban postin e numrit dy të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ai propozohet për të shërbyer në Slloveni. Ndërsa në një moment jo të lehtë, Genc Pecani po mendohet të dërgohet në Moskë.

12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:

Petrit Malaj Kosovë
Oljan Kanushi Slloveni
Bardhyl Canaj Serbi
Genc Pecani Rusi
Qirjako Qirko Hungari
Artur Kuko Holandë
Albana Dautllari Suedi, Islandë e Norvegji
Mimoza Halimi Poloni
Sokol Dedja Danimarkë
Inid Milo Bullgari
Entela Gjika Spanjë
Ilir Hysa Kuvajt

Propozimet do të shqyrtohen ditën e nesërme në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, ndërsa vetëm pak javë më parë presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 16 ambasadorë të rinj. Mes tyre spikatën emrat e Ervin Bushatit, Mustafa Nanos etj. 

edi rama ambasadoret e rinj

Sondazh

Poll