Politike

Koçi e Beqiraj duan që Gjinushi të jetë kryetar përjetë, Fuga: Ka gjysmagjel edhe gjysma-ligj, të shohim a do ta bëjë Kuvendi këtë turp!

Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka, ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75-vjeç.

15 Korrik 2023, 19:25 Nga m.s
Koçi e Beqiraj duan që Gjinushi të jetë kryetar
mbledhja gjate Komisionit të Edukimit dhe Medias

TIRANË- Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj, për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke kërkuar që kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi të ketë të drejtë të rrijë mandat pas mandati në krye të institucionit që drejton. Bëhet me dije se dy deputetët i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka, ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75-vjeç. Në lidhje me këtë çëshje ka ardhur edhe një reagim nga akademiku Artan Fuga. Ai thotë me ironi se dy deputetët 'kanë kërkuar që të hiqen gjithë nenet që kërkojnë kohë për t'u shqyrtuar, dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari i Akademisë së Shkencave të kenë të drejtë të rizgjidhen dhe të jenë në detyrë edhe pas 75-vjeç deri në 750-vjeç!'.

Postimi i plotë

Ka gjysmagjel, por ka edhe gjysma-ligj!

Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, sikurse marr vesh nga shërbimet e sekretarisë të Kuvendit, paskan kërkuar që nga projektligji që kanë dorëzuar prej muajsh për akademinë e shkencave, të hiqen gjithë nenet që kërkojnë kohë për t'u shqyrtuar dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari i Akademisë së Shkencave të kenë të drejtë të rizgjidhen dhe të jenë në detyrë edhe pas 75 vjec deri në 750 vjeç!

Te votohet në Komisionin e Medias dhe Edukimit të hënën! Para marsh!

Gjithë të tjerat gjysmagjelit nuk i interesojnë fare!

Të shohim a do ta bëjë Kuvendi i Shqipërisë këtë turp!

Pak ditë më parë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Medias, për të mbrojtur një projektligj të inicuar nga deputetë të Partisë Socialiste, i cili i jep mundësinë që të kandidojë për një mandat të dytë. Gjinushi e mbrojti fort projekligjin, dhe u përfshi në debate me deputetët e opozitës.

Ai nuk pranoi sugjerimin e relatores së komisionit, Ina Zhupa, që para se të votohej të zbatohej proceduara e marrjes së mendimit nga Këshilli i Ministrave, për efektet financiare të projekligjit. Ligji në fuqi nuk e lejon atë të rikandidojë për një mandat të dytë radhazi, ndërsa propozimi i deputetëve socialistë parashikon të drejtën për të kandiduar për dy mandate të njëpasnjëshme.

skender gjinushi petro koçi ismet beqiraj

Sondazh

Poll