Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, dy persona të lënduar

Mësohet se një mjet tip 'Peugeot' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

17 Korrik 2023, 09:06 Nga I.A
Aksident në Gjirokastër, dy persona të lënduar
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Libohovë. Mësohet se një mjet tip 'Peugeot' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por bëhet me dije se dy persona janë lënduar nga përplasja. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjëksore, ndërkohë që në vendgjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne gjirokaster

Sondazh

Poll