Aktualitet

Shiste kokainë në Ankona, arrestohet 32-vjeçari shqiptar, drogën e fshihte në oriz

Drogën, 32-vjeçari e kishte fshehur brenda dy kavanoza së bashku me oriz për të hequr lagështinë dhe më pasi i lëvizte nga qytet në qytet duke përdorur mjete me qeta.

16 Korrik 2023, 23:04 Nga k.m.
Shiste kokainë në Ankona, arrestohet 32-vjeçari shqiptar,
Foto ilustruese

ANKONA- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ankona pasi u kap me 104 qese kokainë dhe një shumë parash të fituara nga trafiku i drogës. Sipas mediave italiane, 32-vjeçar, me precendentë të mëparshëm penalë banonte në një apartament në Falconarë, por baza e tij e vërtetë logjistike ishte në Perugia.

Drogën, 32-vjeçari e kishte fshehur brenda dy kavanoza së bashku me oriz për të hequr lagështinë dhe më pasi i lëvizte nga qytet në qytet duke përdorur mjete me qeta.

Shqiptari ishte dëbuar nga Italia, por falsifikoi dokumentet duke marrë emrin e gruas së tij dhe për këtë arsye arriti të kthehej në Itali dhe iu rikthye biznesit të tij. Ai tashmë është arrestuar dhe do të përballët me drejtësinë për akuzat e posedimit të drogës dhe trafikun e saj.

itali

Sondazh

Poll