Aktualitet

Vapa shton ankthin, spitali psikiatrik i Elbasanit është plot

Kryesisht periudhën e të nxehtit e përjetojnë me vështirësi të shtuara personat që kanë probleme me ankthin.

16 Korrik 2023, 20:02 Nga k.m.
Vapa shton ankthin, spitali psikiatrik i Elbasanit është plot
Foto ilustruese

Temperaturat e larta theksojnë problematikat e shëndetit mendor duke shtuar numrin e personave që kërkojë ndihmë mjekësore.

Kryesisht periudhën e të nxehtit e përjetojnë me vështirësi të shtuara personat që kanë probleme me ankthin.

Të gjitha kapacitetet në spitalin psikiatrik të Elbasanit janë të ezauruara ndërkohë ndërkohë ndër këshillat e mjekëve, shumë i rëndësishëm është suporti i familjarëve.

Por jo vetëm shëndeti mendor, temperaturat e larta kanë mbushur urgjencën e Elbasanit. Pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore kryesisht shfaqin probleme gastroenterite, temperaturë, alergji dhe pickime nga insektet./TopChannel

elbasan

Sondazh

Poll