Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Lezhë-Shëngjin, dërgohet në spital një person

Nga të dhënat paraprake, të siguruara nga vendi i ngjarjes, shkak për aksidentin dyshohet se është bërë parakalimi i gabuara nga njëri prej automjeteve dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

16 Korrik 2023, 20:40 Nga k.m.
Aksidenti i trefishtë në Lezhë-Shëngjin, dërgohet
Mjeti i aksidentuar

LEZHË- Dy aksidente u regjistruan brenda pak minutave në rrugët e Lezhës. Pasditen e sotme, 3 automjete u përfshinë në aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, ku si pasojë një person ka përfunduar në spital. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

Nga të dhënat paraprake, të siguruara nga vendi i ngjarjes, shkak për aksidentin dyshohet se është bërë parakalimi i gabuara nga njëri prej automjeteve dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Përveç aksidentit në aksin Lezhë-Shëngjin, një tjetër incident u regjistrua në Tale.

Në Tale, një makinë doli nga rruga në rrethana, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

lezhe

Sondazh

Poll