Aktualitet

I zhvati kuletën me para e bizhuteri një qytetareje në mes të shëtitores së Himarës, arrestohet 41-vjeçari

41-vjeçari ka qenë edhe më herët i dënuar për vjedhje në një banesë sërish në Himarë.

16 Korrik 2023, 20:15 Nga k.m.
I zhvati kuletën me para e bizhuteri një qytetareje në mes
Foto nga aksioni

HIMARË- Fani Mone, një 41-vjeçar, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, pasi i ka vjedhur kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt një qytetareje në mes të shëtitores në Himarë. 41-vjeçari ka qenë edhe më herët i dënuar për vjedhje në një banesë sërish në Himarë. Po ashtu, u zbulua se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në një banesë, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, po në Himarë.

NJOFTIMI I POLICISË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Himarë/Prani e shtuar e shërbimeve në terren, për të parandaluar, për të konstatuar menjëherë dhe për të goditur paligjshmëritë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Pocket”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë. I vodhi një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari me precedent të mëparshëm për vepra të ndryshme penale.

Policia sekuestron shumën e parave dhe bizhuteritë e vjedhura. I arrestuari, autor i dyshuar i një vjedhjeje tjetër të kryer më 23 qershor, në një banesë në Himarë. Si rezultat i patrullimit të pandërprerë në terren, veprimeve të shpejta hetimore dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pocket”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në Fier.

41-vjeçari, me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit, u kap menjëherë pasi i kishte vjedhur një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 000 lekë.

Sendet e vjedhura u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore rezultoi se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në banesën e një shtetaseje, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, në Himarë. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

fani mone himare

Sondazh

Poll