17 Korrik 2023, 07:22
Nga I.A
Edi Rama dhe Oliver Varhelyi
TIRANË- Një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor është paraparë të zhvillohet të hënën e 17 korrikut në Tiranë. I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.
Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.
Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian. Megjithatë, as ky takim joformal nuk pritet të ulë në një tryezë kreun e ekzekutivit shqiptar, Rama, dhe homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, marrëdhënia e të cilëve është ftohur prej disa muajsh.
Një projektstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, si dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor, i ka rritur tensionet mes Ramës dhe Kurtit, të cilët kanë preferuar të argumentojnë me njëri-tjetrin nga distanca, përmes deklaratave.
Mospajtimet mes dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Raportohet se në takimin joformal të së hënës në kryeqendrën e Shqipërisë, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Kreu i ekzekutivit kosovar, Kurti, sipas një njoftimi nga zyra e tij, të hënën do të jetë në Greqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, i cili është themeluar nga ish-kryeministri helenik, George Papandreou. Në takimin e së hënës mes udhëheqësve të rajonit, Serbia pritet të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.
Marrë nga REL
edi rama oliver varhelyi
Bota
16 Korrik 2023, 22:58
k.m.
Ilir Abdullau, Adelina Ismaili dhe Triumf Riza
KOSOVË- Pas 16 vitesh në arrati, Policia e Kosovës ka vendosur në pranga Ilir Abdullahun...
Bota
16 Korrik 2023, 22:49
k.m.
Miroslav Lajçak
BRUKSEL- Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka bërë ...
Bota
16 Korrik 2023, 22:39
k.m.
Foto ilustruese
Ashtu si qeveria ruse, Teatri Bolshoi, një nga dy qendrat më të mëdha të operës dhe baletit në botë...
Bota
16 Korrik 2023, 22:10
k.m.
Tim Saddock
AUSTRALI- Një burrë nga Australia kaloi një aventurë e pabesueshme së bashku me qenin e tij, i cili jetoi për mua...
Bota
16 Korrik 2023, 22:01
k.m.
Foto ilustruese
MOSKË- Disa oficerë të rangut të lartë rusë duket se janë në paraburgim ndërsa Kremlini ka nis...
Bota
16 Korrik 2023, 21:55
k.m.
Foto ilustruese
PEKIN- Një flotë anije detare kineze u nis të dielën për t’u bashkuar me forcat detare dhe ajrore ruse ...
Bota
16 Korrik 2023, 21:44
k.m.
Jack the Ripper
BRITANI E MADHE- Stërmbesa e një oficeri policie britanike që hetoi çështjen Jack the Ripper pretendon se ka zb...
Bota
16 Korrik 2023, 21:29
k.m.
Pamje nga eventi
Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përuruan të dielën te pikëkalimi kufitar i Preshev&eum...
Bota
16 Korrik 2023, 21:11
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria amerikane dhe ligjvënësit e shteteve amerikane po shtojnë përpjekjet për të kufizuar përdorimin ...
Bota
16 Korrik 2023, 20:46
k.m.
Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin përdori ironinë kur fliste për politikanët evropianë që sipas tij va...