Bota

I humburi në Paqësor, 51-vjeçari mbijeton me qenin e tij për muaj të tërë me peshk dhe ujë shiu

Për dy muaj, anija e tij u zhvendos nga rrymat e detit dhe erërat. Ai mbijetoi falë aftësive, njohurive dhe një doze të mirë fati. Derisa u gjet në brigjet e Meksikës. 

16 Korrik 2023, 22:10 Nga k.m.
I humburi në Paqësor, 51-vjeçari mbijeton me qenin e tij
Tim Saddock

AUSTRALI- Një burrë nga Australia kaloi një aventurë e pabesueshme së bashku me qenin e tij, i cili jetoi për muaj të tërë në Paqësor, duke mbijetuar vetëm me peshk dhe ujë shiu. Tim Saddock, 51 vjeç dhe qeni i tij, Bella, ishin nisur për në Meksikë.

Disa javë më vonë, një stuhi shkatërroi sistemet elektronike të anijes.

I humburi në Paqësor, 51-vjeçari mbijeton me qenin e tij
Tim Saddock

Për dy muaj, anija e tij u zhvendos nga rrymat e detit dhe erërat. Ai mbijetoi falë aftësive, njohurive dhe një doze të mirë fati. Derisa u gjet në brigjet e Meksikës. 

Pas shpëtimit, ai tha: Kam nevojë për pushim dhe ushqim të mirë, sepse kam kohë që jam vetëm në det.

Ekzaminimi i parë nuk tregoi asnjë lëndim serioz, pasi ai qëndronte në një vend me hije në varkë, kështu arriti të shmangte djegiet.

tim saddock

Sondazh

Poll