Bota

Putini nis spastrimin/ Arreston të paktën 13 oficerë të rangut të lartë, akuzohen për lidhje me Wagnerin

Presidenti rus synon të 'pastrojë' ushtrinë nga tradhtarët.

16 Korrik 2023, 22:01 Nga k.m.
Putini nis spastrimin/ Arreston të paktën 13 oficerë të
Foto ilustruese

MOSKË- Disa oficerë të rangut të lartë rusë duket se janë në paraburgim ndërsa Kremlini ka nisur spastrimin e ushtrisë në një përpjekje për të identifikuar ata që kanë lidhje me grupin paramilitar Wagner.

Sipas burimeve të mirëinformuara janë arrestuar të paktën 13 oficerë të lartë dhe disa prej tyre janë liruar më pas. Në të njëjtën kohë ka pasur disa të cilët ose janë pezulluar ose përjashtuar, ndërsa të tjerë që janë duke u marrë në pyetje.

Sipas Wall Street Journal, në mesin e të pyeturve thuhet se është gjenerali Sergei Surovikin, i njohur gjithashtu si "Armagedoni".  

Përveç Surovikin, besohet se janë shënjestruar edhe koloneli Andrei Yudin, nënkryetari i GRU-së, gjenerallejtënant Vladimir Alekseyev dhe ish-zëvendësministri i mbrojtjes Mikhail Mizinchev. Burimet që folën për gazetën amerikane thanë se ka zyrtarë të tjerë të shënjestruar nga Putin.

wanger vladimir putin

Sondazh

Poll