Bota

Kina dhe Rusia do të fillojnë stërvitjen e përbashkët ajrore dhe detare në Detin e Japonisë

Flotaa kineze e përbërë nga pesë anije luftarake dhe katër helikopterë me anije, u largua nga porti lindor i Qingdao dhe do të takohet me forcat ruse në një "zonë të paracaktuar".

16 Korrik 2023, 21:55 Nga k.m.
Kina dhe Rusia do të fillojnë stërvitjen e përbashkët
Foto ilustruese

PEKIN- Një flotë anije detare kineze u nis të dielën për t’u bashkuar me forcat detare dhe ajrore ruse në Detin e Japonisë në një stërvitje që synon “mbrojtjen e sigurisë së rrugëve ujore strategjike”. Lajmin e dha Ministria e Mbrojtjes së Kinës.

E koduar "Northern/Interaction-2023", stërvitja shënon bashkëpunimin e zgjeruar ushtarak midis Kinës dhe Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska dhe po zhvillohet ndërsa Pekini vazhdon të refuzojë thirrjet e SHBA për të rifilluar komunikimin ushtarak.

Flotaa kineze e përbërë nga pesë anije luftarake dhe katër helikopterë me anije, u largua nga porti lindor i Qingdao dhe do të takohet me forcat ruse në një "zonë të paracaktuar".

Kjo është hera e parë që të dyja marrin pjesë në stërvitje të përbashkët./Reuters

pekin rusi

Sondazh

Poll