Bota

Ironizon Putin: Liderët evropianë do të vareshin po t’ua kërkonte SHBA

Putin tha se liderët e huaj do të varnin veten nëse Shtetet e Bashkuara do t'ua kërkonin. 

16 Korrik 2023, 20:46 Nga k.m.
Ironizon Putin: Liderët evropianë do të vareshin po t’ua
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin përdori ironinë kur fliste për politikanët evropianë që sipas tij varen totalisht nga Uashingtoni. Putin tha se liderët e huaj do të varnin veten nëse Shtetet e Bashkuara do t'ua kërkonin. 

"E dini, ndonjëherë duket sikur ata (politikanët evropianë) po bëjnë gjithçka që u thuhet. Nëse nesër u thuhet: “Kemi vendosur t'ju varim të gjithëve! ata do të bëjnë vetëm një pyetje, me syrin ulur të habitur nga guximi i tyre: 'A mund ta bëjmë këtë me ndihmën e litarëve që i prodhojmë në vendin tonë,"-tha Putin.

Për TASS, Putin vazhdoi gjithashtu me ironi: Kjo mund të jetë një goditje për ta, por mendoj se amerikanët nuk refuzojnë një kontratë kaq të madhe për industrinë e tyre të tekstilit.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll